Mikroplastikat mund të arrijnë në tru dhe të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut, duke ndikuar në fluksin e gjakut për javë të tëra.

Në eksperimentet e kryera në laborator, shkencëtarët kanë ndjekur në kohë reale transferimin me gjakun të mikroplastikave, e bllokimi që bëjnë sjell reduktim të kapaciteteve të komandimit të organizmit.

Aty janë përthithur nga qelizat imunitare, të cilat pasi janë ngopur, kanë mbetur të bllokuara në enët e vogla të gjakut në tru, duke u grupuar njëra mbi tjetrën.

Këto grumbullime kanë qenë të pranishme edhe pas 28 ditësh. Mikroplastika klasifikohen fragmente të këtij materiali më të vogla se 5 ml.

Puna kërkimore është realizuar nga Akademia kineze e Shkencave, dhe është publikuar në revistën Science Advances.

Ndërkohë mbërrin një tjetër vërtetim, ku mikroplastikat janë gjetur në tru, veshka dhe mëlçinë e organizmit njerëzor. Konfirmimi vjen pas disa vitesh kërkime të nisura në vitin 2016-2024 mbi autopsitë e kryera, dhe sipas autorëve të studimit, prania e tyre është vërejtur që është në rritje nga viti në vit tek njeriu.

Klan News