Nëse deri më sot keni menduar se pirja e çajit me plastikë nuk përbën shqetësim për shëndetin, ekspertët kanë provuar një tjetër anë të medaljes.

Eksperti i shëndetit, doktor Eric Berg u ka bërë thirrje personave që janë konsumues të rregullt të çajit që të bëjnë kujdes, pasi prania e qeseve plastike që përdoren për të pirë çaj, mund të sjellë një sërë problemesh shëndetësore.

Produkte të tilla të cilat përmbajnë mikroplastikë dhe nanoplastikë mund të japin efekte nga më të ndryshme nëse përtypen në stomak, duke nisur me shëndetin e zorrëve, dëmtim të ADN-së dhe përkeqësim të sistemit imunitar.

Konsumimi i çajit me plastikë

Doktor Berg vë në dukje rreziqet e kimikateve që gjenden brenda këtyre qeseve, kryesisht për ushqim dhe pije. Ai rekomandon ata persona të cilët e kanë pjesë të rutinës së tyre konsumimin e çajit që ti shmangen këtyre produkteve, duke zgjedhur qese natyrale që nuk përmbajnë plastikë dhe elementë të dëmshëm toksikë.

“Ka vetëm dy gjëra që mund të bëni për të detoksifikuar trupin tuaj nga mikroplastika. Thjesht, eleminojini ato”, shton doktor Berg.

/tvklan.al