Transferimi i Youssouf Fofana te Milani ishte kthyer në një “telenovelë” vere, por duket se i ka ardhur fundi.

Klubi italian, ka arritur marrëveshjen me Monaco-n, për transferimin e mesfushorit francez. 25-vjeçari do i kushtojë arkave të kuqezinjve plot 25 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Milan dhe Monco ishin në bisedime nga muaji korrik dhe pas shumë takimeve, më në fund kanë arritur marrëveshjen përfundimtare.

Lojtari priste Milanin prej kohës, duke refuzuar disa klube të mëdha nga Anglia, që i ofruan më shumë.

Fofana do të firmosë kontratë 4-vjeçare me klubin kuqezi, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Mesfushori francez do të niset drejt Italisë në orët e ardhshme, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas do të vijë zyrtarizimi. /tvklan.al