Sikur të mos mjaftonte humbja, te Milani vazhdojnë të shtohen telashet pas ndeshjes me Fiorentinën.

Theo Hernandez, ishte një nga më të dobëtit në takimin në Firence, ku humbi edhe një penallti.

Përveç kësaj, mbrojtësi i majtë, u bë protagonist i një tjetër episodi në fund të takimit. Lojtari shpërtheu në protesta ndaj arbitrit, për shkak të të cilave, u ndëshkua me karton të kuq.

Gjykatësi Sportiv në Itali, ka zbuluar vendimet këtë të martë dhe bie në sy pezullimi i francezit me dy ndeshje.

Kështu, Milani do të luajë për Theo Hernandez, në dy ndeshjet e radhës në kampionat ndaj Udinese-s dhe ndaj Bologna-s. /tvklan.al