Pas afrimeve të shumta në këtë merkato, te Milani tani po punojnë për shitjet. Klubi kuqezi, duket i mbipopulluar në mesfushë dhe për këtë arsye, kërkon të largojë disa lojtarë në atë repart.

Prej kohësh përflitet se Tommaso Pobega, mund të largohet, por së bashku me të, janë edhe dy lojtarë të tjerë me valixhe në duar.

Sipas “Gazetta dello Sport”, Milani ka nxjerrë në shitje dy mesfushorët, Ismael Bennacer dhe Yasin Adli. Me afrimin e Fofana, hapësirat për këta dy lojtarë pritet të jenë të pakta dhe për këtë arsye, klubi ka vendosur t’i nxjerrë në shitje.

Për Bennacer ka interesime nga Arabia Saudite dhe Milani pretendon të arkëtojë rreth 50 milionë euro, aq sa e ka edhe në klauzolë.

Ndryshe është situata për Adli, interesimet për të cilin janë më të pakta, por mund të lëvizë për nëj çmim të ulët, duke ditur se nuk është në planet e trajnerit Fonseca. /tvklan.al