Fundjava rezervon një nga ndeshjet më të bukura të kampionatit italian, siç është ajo mes Milanit dhe Juventusit.

Dy ekipet synojnë me çdo kusht fitoren, për të synuar vendet e sipërme në tabelë. Në prag të kësja sfide, Milani ka rikuperuar një lojtar të rëndësishëm.

Mbrojtësi Matteo Gabbia ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është stërvitur me kuqezinjtë. Italiani është gati për ndeshjen ndaj bardhezinjve, ndërsa pritet të shihet nëse do të jetë titullar apo jo.

Në krahun tjetër, Juventusi ka humbur një lojtar të rëndësishëm, siç është sulmuesi Dusan Vlahovic. Serbi është dëmtuar dhe do të jetë jashtë.

Duke parë emergjencën në sulm, trajneri Thiago Motta pritet të luajë me Timothy Weah në qendër të sulmit, ndonëse ky nuk është roli i tij.

Ndeshja Milan-Juventus është planifikuar të luhet ditën e shtunë, duke nisur nga ora 18:00. /tvklan.al