Mund të jetë një prej personave më të pasur në botë, por edhe ai bën gabime. Mohamed Alabbar, kreu i kompanisë Emaar, ka treguar gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu gabimin më të madh që ka bërë gjatë këtyre viteve.

Bëhet fjalë për një investim në SHBA, për të cilin thotë se fitoi shumë, por ndërkohë harxhoi 1 miliard Dollarë të tjera. E për këtë pendohet për një gjë. Alabbar rrëfeu se duhet të kishte dëgjuar këshillën e nënës. “Mos shko tepër larg”, i ka thënë ajo, por që për Alabbar mësimi nga ai gabim është marrë.

Blendi Fevziu: E di që është paksa e vështirë të flisni për të, por cili ka qenë gabimi më i madh? Keni reflektuar në jetën tuaj dhe keni menduar për këtë besoj?

Mohamed Alabbar: Gabimi im më i madh ishte investimi në Amerikë. Kemi fituar miliarda dollarë, por në Amerikë kemi humbur një miliard.

Blendi Fevziu: Pse kështu?

Mohamed Alabbar: Kemi blerë një kompani pasurish të patundshme, por në kohën e gabuar. Duhet të kisha dëgjuar këshillën e nënës sime.

Blendi Fevziu: Çfarë ju ka thënë nëna?

Mohamed Alabbar: Nëna ime as nuk lexon, as nuk shkruan. Kohët e fundit, këto 5 vite, duke lexuar Kuranin, lexonte dhe gazetën e jam shumë i lumtur për këtë. Ajo thoshte gjithmonë, “mos shko tepër larg”. Kemi blerë një kompani 16 orë fluturim që këtu. U treguam emocionalë, e blemë në momentin e gabuar. Mësuam nga gabimi, por falë Zotit them unë, ishte një gabim që e përballuam. /tvklan.al