Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka vijuar turin e tij elektoral me një takim në komunën Proptisht të Qarkut të Korçës. Milo i siguroi fshatarëve se prodhimeve të tyre do tu gjendet tregu diçka që sipas tij nuk ndodhi në qeverisjen e djathtë.

Paskal Milo: “Ne ju premtojmë subvencione reale me qëllim që ju, prodhimet tuaja  bujqësore ti shisni dhe të merrni fitimin. Me qëllim që ju të shikoni një përmirësim cilësor të jetesës tuaj, do të nxisim ato forma të cilat do të çajnë tregun, jo vetëm tregun e brendshëm, por mbi të gjitha për t’ju bërë konkurrent të denjë edhe në tregun rajonal.”

Pasak Milo deklaroi se program elektoral i forcës së tij garanton një mbështetje sociale të gjerë që do t’i shtyjë të gjithë fermerët të punojnë tokën e tyre./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku