Partia Demokracia Sociale ka prezantuar kandidatët e saj për qarkun e Shkodrës. Kreu i saj Paskal Milo ka zgjedhur Pukën për këtë takim elektoral.

Paskal Milo: “Ne do tu rilindim shqiptarëve dhe pukjanëve në mënyrë të veçantë shpresën për punësim, shpresën për një jetë më të mirë, shpresën për një të ardhme më të mirë të fëmijëve të tyre dhe këtë do ta bëjmë se dimë të punojmë mirë.

Partia Demokracia Sociale konkurron në këto zgjedhje parlamentare në koalicion me Partinë Socialiste./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku