Ministrat e jashtëm të BE përshëndesin progresin e arritur nga Shqipëria në disa fusha si reforma zgjedhore, përmirësimi i klimës ndaj biznesit dhe zbatimi i mirë i marrëveshjes së ndërmjetme.

Por në deklaratën e përbashkët përfundimtare ata nënvizojnë se mirëqeverisja, respektimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe forcimi i kapaciteteve administrative. Mbetet çështje kryesore për të cilat nevojitet vullneti i vendosur veprimi.

Këshilli i ministrave të jashtëm të bllokut inkurajon Shqipërinë që të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në vitin 2009. Si dhe të ndjekë rolin e saj konstruktiv për stabilitetin rajonal.

Në strategjinë e zgjerimit të prezantuar nga KE më 5 nëntor, në sfidat kryesore të Shqipërisë në kalimin për fazën tjetër të integrimit atë të statutit kandidat.

Komisioneri Olli Rehn theksoi zgjedhjet e ardhshme të cilat duhet të jenë të lira, të drejta dhe të pakontestueshme.

Ministrat e jashtëm të të bllokut theksojnë se çdo vend vlerësohet mbi merita personale dhe se konsensusi i arritur mes vendeve anëtare për politikën e zgjerimit bazohet mbi konsolidimin e angazhimeve të marra, kushtet e njëjta rigoroze. Dhe mbi kapacitetin e BE-së për të integruar anëtar të rinj.

Konkluzionet e këshillit të ministrave të jashtëm i kalojnë samtit të krerëve të qeverive dhe shteteve anëtare. Që mbahet me 12 dhe 13 dhjetor për të fundit herë nën drejtimin e presidencës franceze./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj