Brenda muajit Nëntor, Kabineti i ri Qeveritar i drejtuar nga Kryeministri Meta, do të nisë kompensimin e parave të firmave piramidale të mbledhura nga shitja e pronave të mbetura e firmave. Meta nuk ka dhënë shifra për koefiçentin e kompesimit të parave. Kryeministri Meta u shpreh senuk disponon të dhën që ndonjë ministër i kabinetit të tij merr rryshfete që paligjshme.

Më pas ministrat iu janë përgjigjur njëri pas tjetrit pyetjeve të deputetëve. Ministri i Rendit Poçi theksoi si prioritet luftën ndaj bandave kriminale dhe çarmatimit të popullsisë. Zëvëndës Kryeministrja Çeço paraqiti projektet për rritjen e pensioneve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Sipas Ministrit Angjeli për fshatarët do vihet një taksë minimale për tokën bujqësore, ndërsa Ministri Bujqësisë Xhuveli tha se ligji për tokën do zbatohet deri në fund duke bërë gjithashtu regjistrimin e tokës bujqësore. Ministri Fino përmendi si prioritete pavarësinë financiare të organeve të pushtetit lokal si dhe regjistrimin e votuesve për zgjedhjet lokale të vitit 2000.

Ministri Kulturës Rama përmendi rritjen e shpenzimeve për kulturën e sportin si dhe financime nga sektori privat e donatorët e huaj për aktivitetet. Nga Partia Demokratike kanë qënë të pranishëm deputetët Pollo, Xhaferri, Shehu, Meksi, Vejsiu, Demi dhe Gjana./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame