Gjatë paradites së sotme, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë një takimi prezantues me gazetarët ndër të tjera ka theksuar se ka ardhur koha dhe është domosdoshmëri vlerësimi i rolit të vajzave dhe grave në Polici, duke ju dhënë mundësinë për të konkurruar në nivele të mesme dhe të larta drejtuese në Policinë e Shtetit.

Për Ministrin Hoxha është e pakuptimtë që grave dhe vajzave në Policinë e Shtetit, madje të trajnuara dhe jashtë shtetit nuk iu është dhënë mundësia për të konkuruar në role drejtuese si shefe komisariati apo drejtore policie. Me implementimin e ligjit të ri tha Hoxha do rikuperohet dhe kjo mangësi.

Gjatë takimit, Hoxha vlerësoi rolin e medias dhe theksoi se marrëdhëniet mes Ministrisë se Brendshme dhe gazetarëve do ngrihen në nivel tjeter, pasi roli i medias ështe thelbësor, një nga urat lidhëse mes Policisë e publikut dhe është një oponencë e mirë në punë.

“Për mua si Ervin dhe si Ministër i Brendshëm, media është një e mirë publike”, u shpreh ai.


/tvklan.al