Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Mustafa Muçi u ka dhënë shpresë banorëve të qarkut të Elbasanit për stabilizimin e situatës së furnizimit me energji elektrike brenda 48 orëve, me riparimin e avarisë në disa nënstacione. Filialet e Elbasanit tha Muçi përpara deputetëve, furnizohen me 1 milion kilovatorë energji elektrike në 24 orë.
Humbjet në rrjet dhe vjedhjet arrijnë në 47%. Deputetët e Elbasanit kërkuan vendosjen e një grafiku të përcaktuar për oraret e furnizimit me energji elektrike. Sipas tyre qytetarët e Elbasanit paguajnë 86% të kuotës së energjisë ndaj nuk e meritojnë të trajtohen me 5 orë drita./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame