Ekipi olimpik shqiptar është takuar me Ministrin e Sportit, Ylli Pango, i cili vizitoi ambientet ku janë akomoduar sportistët shqiptarë si dhe ambiente të tjera të fshatit olimpik.
Ministri Pango iu ka premtuar sportistëve mbështetje të vazhdueshme veçanërisht për sportistët e elitës.
Takimi nuk është mjaftuar me kaq. Ministri është kujdesur të mësojë gjendjen e sportistëve duke biseduar me të gjithë.
Nga ana tjetër jashtë fshatit olimpik takimet me autoritetet më të mëdha sportive i ka bërë kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili është takuar me presidentin e komitetit olimpik ndërkombëtar, Zhak Rog, dhe ka biseduar për problemet e sportit shqiptar.
Në Pekin është zhvilluar një takim nga komiteti i frankofonisë. Kryeministri Berisha ka takuar krerë të tjerë shtetesh dhe iu ka kërkuar njohjen e shtetit të ri të Kosovës, ndërsa ministri Pango zhvilloi një takim të veçantë me drejtorin e marrëdhënieve me komitetet olimpike kombëtare pranë komitetit olimpik ndërkombëtar, Mishel Fizhu, ku u diskutua për autonominë e organizatave sportive./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe