Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, po zhvillon një vizitë pune në Kiev të Ukrainës, ku po merr pjesë në një takim të Ministrave të Jashtëm. Ky takim ka qëllim forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe të sigurisë midis Ukrainës dhe shteteve të Evropës Juglindore.
Ministria bëri të ditur me anë të një komunikimi zyrtar se Shqipëria, si mbështetëse e fuqishme e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, do të theksojë angazhimin e saj për paqe, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajon.
Mbështetje ndaj Ukrainës e shprehën edhe ministrat e tjerë të vendeve të Evropës Juglindore shprehën dënimin e hapur të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
Tv Klan