Ministri Toska është takuar me përfaqsues të pushtetit vendor, të partive politike,, biznesemenë të zonës dhe organizma joqeveritare në qytetin e Shkodrës. Në takim është diskutuar për probleme të komunitetit që kanë të bëjnë me kriminalitetin dhe aktivitetin e policisë. Gjakmarrja si fenomeni më negativ i zonës së Shkodrës ka qënë tema kryesore e diskutimit. Toska ka shprehur se po pregatit një strategji konkrete për ta goditur ktë gangrenë të zonës së Shkodrës dhe Malsisë së Madhe. Për ktë në Drejtorinë e Qarkut Shkodër do t’ngrihet një strukturë e posaçme kundër ktij fenomeni. Bazuar në shifra Toska ka analizuar se mëgjithse në ulje, gjakmarrja është sërish në nivele të patolerueshme për shtetin duke pranuar dhe përgjegjsinë e Ministrisë së Rendit në ktë drejtim. Ksaj radhe, ka deklaruar ministri, gjakmarrja do të goditet deri në fund falë dhe strategjisë që po përgatitet. /tvklan.al