Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Mustafa Muçi në takimin me sindikalistët e ndërmarrjes së Profarmës sot, pasi është njohur paraprakisht me kërkesat e tyre ka deklaruar se nuk do të ketë ndërprerje apo ngadalësim të procesit të privatizimit. Pyetjes së punëtorëve për njohjen e procesit të tenderit, ai deklaroi se ky proces do të jetë transparent dhe i hapur.

Ministri sqaroi përfaqësuesit e Profarmës se janë marrë masa që puna të mos ndërpritet më në këtë ndërmarrje pasi faji ka qenë i drejtoreshës dhe kjo gjendje tani është e sqaruar. Kërkesës së punëtorëve për të qëndruar të gjithë në punë, ai iu përgjigj se për këtë do të vendosë firma që do të fitoj tenderin për Profarmën./tvklan.al