Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Popullsia në Prefekturën e Tiranës, po i afrohet një milionëshit. Brenda një dekade është shtuar në mënyrë marramendëse sasia e ushqimeve të përdorura, si dhe shumëllojshmëria dhe tregjet nga vijnë këto produkte. Në gjithë këtë fluks, shumë mallra i kanë shpëtuar kontrollit dhe kanë arritur dhe të skaduara tek konsumatori. Nga ana tjetër sëmundjet me prejardhje nga bagëtia, janë bërë më kërcënuese.

Kuvendi i Shqipërisë, ka nxjerr një ligj, për ushqimin dhe inspektoratin veterinar. Deri tani, ky inspektorat, ka kontrolluar 4500 subjekte dhe ka bllokuar mbi 300 ton prodhime ushqimore. Megjithatë, përfaqësues të Prefekturës dhe Ministrisë së Bujqësisë vërejnë se kaq nuk është e mjaftueshme.

Për të forcuar kontrollin dhe për t’i siguruar qytetarëve mall të garantuar, Prefekti Taulant Dedja dhe Ministri i Bujqësisë Lufter Xhuveli, vendosën që të rregullojnë bashkëpunimin e punëve./tvklan.al