Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë ndër vendet e para në rajon, përsa i takon të ardhurave të gjeneruara nga sektori i turizmit.
Sipas këtyre shifrave gjatë vitit të kaluar të ardhurat nga turizmi kanë arritur në 1.37 miliard dollarë, një shifër që sipas Ministrit të Turizmit, zoti Ylli Pango, është mjaft e kënaqshme, duke marrë në konsideratë konkurrencën e fortë turistike që karakterizon rajonin tonë.
Ylli Pango: “Vendin që zë Shqipëria përsa i përket rritjes së të ardhurave nga turizmi renditet e katërta në rajon për vitin 2007 dhe në rajon kini parasysh përfshihen edhe vende me turizëm shumë të zhvilluar si Portugalia, Kroacia dhe zë vendin e parë përsa i përket rritjes së të ardhurave në periudhën e pikut turistik që dmth në tremuajshin e periudhës së verës”.
Ministri i Turizmit theksoi se këtë vit sezoni veror është shtrirë më shumë në kohë dhe për këto tregoi shifrat.
Ylli Pango: “Në fund të Gushtit ka qenë shifra afërsisht 2 milion e 80 mijë. Po të vini re deri në këtë datë që është faktikisht është 13 Shtatori, 13-14 Shtatori. Ne kemi pasur një numër prej 2 milion e 158 mijë turistë. Përsëri vendin e parë vazhdon ta mbajë Maqedonia me rreth 280 mijë turistë, pastaj është Kosova, Mali i Zi, të cilën mund të themi që e kemi kaluar si numër turistësh dhe që është dhe konkurrent në rajon dhe që ka dashur të na joshi turistë për koncertin e Madonës. Ne kemi marrë nga Mali i Zi 81 mijë turistë këtë vit”./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro