Tom Therçaj: “Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujërave, e informon publikun se subjekti Trebeshina LTD është pajisur me leje për çështje ndërtimi nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Këlcyrë, si dhe me leje ndërtimi nga KRT e qarkut të Gjirokastrës dhe veprimtaria e shoqërisë Trebeshina LTD është kontrolluar në vazhdimësi nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor, si dhe nga Inspektori i Mjedisit për respektimin e kërkesave për mbrojtjen e mjedisit. Në rastet kur janë konstatuar shkelje, subjekti është ndëshkuar sipas ligjit me maksimumin e parashikuar në legjislacionin mjedisorë. Nga kontrollet e ushtruara ditët e fundit konstatohet se burimi i quajtur “Syri i Zi”, apo objekte të tjera natyrore nuk janë dëmtuar”./tvklan.al