Tom Therçaj: “Shqipëria është një vend vërtetë i pastër dhe i gjelbëruar, por fatkeqësisht Tirana, kryeqyteti ynë vazhdon të mbes në fund të listës së qyteteve tona, për sa i përket cilësisë së ajrit urban. Tirana do ishte qytet më i pastër nëse nuk do të ishin zaptuar mjediset e gjelbëruara, do ishte qytet më i pastër nëse firmat e ndërtimit do të zbatonin kushtet mjedisore dhe nuk do të zgjasin pambarimisht afatet e përfundimit të objekteve . Tirana do të ishte qytet më i pastër nëse nuk do të vazhdohej të punohej nga bashkia e saj me moton shto një grimcë dhe heq një copë, mbyll një vrimë dhe hap një gropë.”/tvklan.al