“Beratinus” titullohet dokumentari i cili i kushtohet Kodikut të Ppurpurt të Beratit, me skenar të Shaban Sinanit dhe Tom Therçejt. Filmi dokumentar ka si qëllim të njoh publikun me vlerat e rralla të këtij përshkrimi të hershëm që daton para afro 15 shekujsh.
Tom Therçaj: “Ky film dokumentar rreket të lartësoj atë përpjekjen vitale të popullit shqiptarë që pavarësisht përkatësisë dallimeve të besimeve fetare, ka mundur të ruaj me fanatizëm këtë dorëshkrim të shenjtë, këtë dorëshkrim të lashtë të mbi 15 shekullor që vjen deri në ditët tona si një dëshmi autentike e vitalitetit të përkushtimit, e bashkëjetesës paqësore, harmonike të besimit fetar në vendin tonë”.
Kodiku i Purpurt i Beratit, ka 190 fletë dhe përmban ungjillin sipas Markut dhe atë sipas Mateut. Ky kodik është një ndër 4 kodikët më të vjetër në të gjithë botën, dorëshkrimi për vetë rëndësinë që ka dhe për kulturën e krishterimit, është pjesë e kujtesës së botës e njohur nga UNESCO./tvklan.al