Ministria e Shëndetesise lejon reklamimin e barnave mjeksore. Është ky urdhri më i ri që kjo ministri ka dhënë. Barnat mjekësorë sipas ligjit të vjetër nuk lejoheshin të bëheshin reklamë as në vendet publike dhe as në mjett e informimit masiv.

Por sipas një amendamenti hartuar në Ministrinë e Shëndetësisë, duke u bazuar dhe në përvojën e huaj më në fund do të lejohet reklamimi i tyre. Kjo gjë do t’i ndihmojë njerëzit më mirë në zgjedhjen e tyre. Këto barna do të shiten pa recetë. Por Ramazan Gjyli, specialist në ministri sqaron:

“Megjithatë kjo nuk do të thotë që pacientët pa asnjë kufizim të priren drejt blerjeve të këtyre medikamenteve apo për hir të reklamës. Ato gjithmonë duhet të konsultohen me farmacistin apo me mjekun e tyre të familjes.” /tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj