Spitali i ri i ndërtuar në Qendrën Spitalore Universitare është i standardi të fundit europian në sistemin shëndetësor, kështu është shprehur Ministria e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë inspektimit të përfundimit të fazës së parë, që ka të bëjë me përfundimin e katër kateve të para me vlerë 21.4 milion dollarë, ndërsa e gjithë vlera e investimit për të është 53 milion euro, prej të cilave 20 milion do të përdoren për pajiset bashkëkohore. Spitali i ri do të ofroj disa shërbime duke filluar nga urgjenca deri tek operacionet më të komplikuara.
Anila Godo: “Kemi në katin e nëndheshëm shërbimin, ose departamentin e madhe të imazherisë, bashkë me sterilizimin qendror. Në katin e parë kemi të organizuar urgjencën, këtu do të jetë një shërbim urgjence i ofruar vërtet me standard. Kemi më pas shërbimin e reanimacionit, kemi shërbimin e kirurgjisë me 30 shtretër, shërbimin e dytë të traumatologjisë që ofrohet në qendrën e Tiranës, përveç shërbimit të traumatologjisë që do vazhdojë të jetë pranë spitalit ushtarak. Tashmë qeveria shqiptare dhe banka e këshillit të europës në Ministrinë e Financave janë në bisedime për marrëveshjen për fazën e dytë që do të jenë dy katet më lart, në të cilët do të kemi 7 salla të bukura dhe me një teknologji të lartë operacioni, do të kemi repartin e hematologjisë bashkë brenda këtij reparti dhe me unitetin në të cilën ne gjatë këtyre 4 viteve pa dyshim do të realizojmë transplantin medularë”.
Për pajisjen me aparatura të kateve të para pritet të nis tenderi i cili ka vlerën e 7.3 milion eurove, ndërsa mendohet se pacientët e parë do të jenë në fund të vitit 2009. Financimi prej 53milion eurosh për ndërtimin e këtij spitali modern është mundësuar nga qeveria shqiptare me 37% të financimit dhe Banka e Këshillit të europës me 63% të financimit./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami