Arkiva Lajme -Tv Klan 1999

Ministrja Shuli thërret sot të gjithë kontratorët e ndërtimit të autostradave dhe superstradave në të gjithë Shqipërinë. Këtë herë ministrja nuk ka ndaluar tek afati kohor i mbarimit të tyre por tek cilësia e ndërtimit që sjell jetëgjatesinë. Të ushtrohet kontroll mbi çdo material dhe të bëhen testet e asaj sasie që do të përdoret për shtrimin e këtyre rrugëve.

Të gjithë ndërtuesve të autostradës Vorë-Sukth-Durrës, Ital Strada, Ruskala, Sarandopulos dhe mjaft firma të tjera, ju është dhënë udhëzimi: “ndërtoni rrugët mirë”, nga Ministrja, ku të pranishëm ishin dhe Drejtoria e Rrugëve dhe Supervizioni pranë kësaj Ministrie./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti