Kombëtarja shqiptare U-17, zhvilloi miqësoren e dytë ndaj Polonisë, pas asaj të fituar 3-2 pak ditë më parë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Andrea Tedesco, këtë herë u mposhtën me rezultatin e thellë 4-0, në sfidën e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa golat u shënuan në fraksionin e dytë.

Polakët zhbllokuan rezultatin me Jakub Kaczowka në minutën e 55-të. Eryk Sledzinski realizoi dopietë, ndërsa goli tjetër u shënua Jakup Falkiewicz.

Kjo ishte miqësorja e dytë dhe e fundit mes dy kombëtareve për këtë muaj, pas takimit të parë të fituar nga Shqipëria me rezultatin 3-2. /tvklan.al