Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka kryer seancën e radhës stërvitore në Grac të Austrisë. Përqendrimi ka qenë maksimal të kuqezinjtë, të cilët do të testojnë forcat kundër Lihtenshtejnit në miqësore. Bashkë me ekipin është bashkuar edhe mesfushori Amir Abrashi. Lojtari 34-vjeçar ka kryer një stërvitje pa shumë ngarkesë.
Ndërkohë që seanca e radhës stërvitore zgjati rreth 90 minuta, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij preferuan që grupi të punonte me topin. Gjithashtu lojtarët u përqendruan te situatat me top si edhe me goditjet standarde.
Gjendja e lojtarëve është e mirë, ndërsa me grupin ende nuk është bashkuar mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili do të bëhet pjesë e ekipit paraditen e së hënës.
Takimi ndaj Lihtenshtejnit, që do të luhet në orën 20:00 të së hënës në stadiumin “Haladas” të Hungarisë, do të transmetohet në Televizionin Klan.
Katër ditë më pas, kuqezinjtë e Silvinjos do të përballen me Azerbajxhanin në miqësoren e dytë, përpara se të nisen drejt Gjermanisë.
Klan News