Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Ambasadori Ahrens para se të dilte përball shtypit e ka deklaruar sot të mbyllur procesin e kosultimeve rreth kodit elektoral para miqve të shqipërisë. Në këtë takim ku merrnin pjesë dhe ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino dhe ministri i Drejtësisë Ilir Panda është diskutuar dhe për shqetësimin mbi procesin e rregjistrimit të popullsisë dhe pajisjen e saj me kartat e votuesve.
Pajisja me karta votuesish i është lënë si detyrë PNUD-it, ndërsa është folur dhe për gjetjen e fontit mbi këtë problem. Shetësimi i miqëve për zgjedhje të lira dhe të demokratike do të çojë dhe një proces monitorimi të këtyre zgjedhjeve prej tyre. Pas takimit përfaqësuesi i FMN-së në shqipëri Traikell shprehet.
FMN Traikell:- “Fillimisht kemi diskutuar për konferencën e donatorëve në Bruksel edhe për strategjinë rajonale dhe pastaj kemi patur një përmbledhje e procesit për të përgatitur zgjedhjet lokale”.
Ndërsa ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino pohon.
Bashkim Fino, ministri i Pushtetit Lokal:- “U ra dakort nga pala e qeverisë sonë dy momente kryesore, zgjedhje të ndershme dhe natyrisht të monitorueshme totalisht. Opozita është një pjesë e politikës shqiptare e cila do të respektoj Kushtetutën e Shqipërisë dhe këtë draft elektoral, i cili do të kaloj në qeveri dhe në parlament. Opozita ka elementet e vetë në parlament dhe në grupin parlamentar, në komisionin parlamentar të cilin do diskutohet për kodin elektoral, i cili do votohet me votim të cilësuar 3/5”./tvklan.al
Gazetare – Mimoza Picari