“E kuqja e demave.” Romani me i fundit i shkrimtares Mira Meksi, njëri nga romanet më të shitur në panairin e vjetshëm të librit, është prezantuar për lexuesit në qytetin e Beratit.
Pikërisht atë çka ndodh në një arenë ku përgjaken egërsisht demat për të fituar në një rivalitet vdekjeprurës. Shkrimtarja Mira Meksi e ka bërë pjesë të bisedës me qytetarët beratas.
Shkrimtarja e artikuloi këtë dialog të veçantë me një botë të panjohur për shqiptarët, por pse jo një shëmbëlltyrë simbolike e ndeshjes së përhershme të shpirtrave njerëzorë?
Mira Meksi: “Gjithmonë ka një fillesë në ngrehinën e çdo libri dhe jo gjithmonë autori është i ndërgjegjshëm dhe di ta shpjegojë këtë, por di të them që këto dy gjëra u puqën në mendjen time, të dy universet u puqën, por gjithsesi universi i Spanjës, me gjithçka e përshkruar aty, është gjithmonë në funksion të universit, të Onufrit, të ikonës dhe të ngjyrës së tij të pakrahasueshme me asnjë tjetër”.
Por, “E kuqja e demave” për shkrimtarin aq të lidhur me botën spanjolle nuk personifikon vetëm të kuqen e dashurisë.
Ajo në një kuptim të thellë lidhet edhe me të kuqen e gjakut në pikturat e Onufrit, ndërsa historia tirret në një mjedis të ethshëm legjendash, tradhtish, sikundër është Spanja./tvklan.al