“E kuqja e demave”, libri më i fundit i shkrimtares Mira Meksi ka qenë një ndër librat më të shitur gjatë vitit të kaluar.

Në ditën e 8 Marsit në ambientet e City Park u rezervua një surprizë e veçantë.

Bashkë me romanin, lexuesit iu dha dhe një CD me zërin e shkrimtares, por cilat janë emocionet që përçohen, mesazhi që i jepet lexuesit?

Mira Meksi: “Është një lloj komunikimi tjetër me lexuesin. Mendoni që flitet dhe thuhet që është një element shumë thelbësor i procesit të të shkruarit. Asaj pjese që është pak mister dhe nuk zbulohet. Me zërin e tij autori jep, si të thuash, frymën me të cilin janë konceptuar idetë dhe mendimet e tij apo skena të tjera, një lloj tjetër sentimenti që ka të bëjë me ritmin, kadencën, një lloj tingulli, të cilin nuk e percepton lexuesi nëpërmjet vetëm shkrimit.”

Libri i kuq i demave është cilësuar nga kritika si një libër i gjallë dhe i mbushur me dritëhije, ngjyra dhe mister, por mbi të gjitha një arritje në fushën e letërsisë./tvklan.al