Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e martë, më 19 Nëntor, një protestë para parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit, të cilin demokratët e konsiderojnë si antiqytetar.

Siç ka mësuar gazetari Enkel Xhangoli, njoftimi në fjalë ka shkuar në degët e Partisë Demokratike dhe pritet që tubimi të mbahet në orën 17:00.

Kjo në fakt ishte paralajmëruar më parë nga Sali Berisha. Të hënën në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se ditën kur do të bëhet miratimi i projektbuxhetit do të ketë një protestë të fuqishme.

“Protestat janë tani dhe është ligji ynë protesta, mosbindja civile se s’janë protesta tani”, u shpreh Berisha./tvklan.al