“Jam shumë krenare!”, kështu është shprehur deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës Duda Balje pas miratimit të rezolutës për Srebrenicën.


Në një interviste për gazetarin Besard Jacaj në Klan News, ajo tha se përmes politikës është përpjekur gjithnjë të shpalosë të vërtetat mbi masakrën.

“Ne e kemi provuar si Kosovë me fakte para disa vitesh që ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë. Vetëm kemi pritur ditën. Edhe ne kemi pasur një histori shumë të ngjashme, kam dashur të transferoj evente solemne në Kosovë. Nuk është mirë që të harrohet historia, sepse ajo mund të përsëritet. Kam provuar në mënyra politike dhe njerëzore që të sjell të vërteta këtu në Kosovë. Por shyqyr, kam pasur gjithmonë përkrahje.”

“Teksti duhet ndryshuar. Unë nuk e di se nuk është pak që të thuash se shteti i Serbisë ka bërë gjenocid…

Për ne është momentum!”, theksoi ajo.

Balje shtoi se Kosova duhet të punojë për të qenë një shtet i fuqishëm. E më pas, sipas saj, të përballet me Serbinë lidhur me krimet e luftës.

“Serbia nuk e ka njohur si shtet Kosovën dhe është e rëndë me dal nëpër arena të Europës për të kërkuar të drejta. Nuk duhet të vrapojmë, ne duhet të bëhemi shtet i fuqishëm. Kur të dalim përballë, duhet të kemi fakte që mos ta lëmë të kundërshtojë. Duhet të jemi të përgatitur dhe të qëndrueshëm si shtet./tvklan.al