Këshilli Evropian i ka dhënë miratimin përfundimtar planit prej 6 miliardash për Rritjen ekonomike për Ballkanin Perëndimor.
Ky plan do të mbulojë periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027 dhe pritet të ofrojë deri në 2 miliardë Euro grant dhe 4 miliardë Euro kredi për gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të BE-së në vitet e ardhshme.
Këshilli ka bërë të ditur se parakushtet e përgjithshme për mbështetjen e BE-së përfshijnë një sistem parlamentar shumëpartiak, zgjedhje të lira dhe të ndershme, media pluraliste, një gjyqësor të pavarur dhe të drejtat e pakicave.
Ndërkohë për Kosovën dhe Serbinë ka edhe parakushte të tjera, ku përfshihet progresi në Dialog dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura në procesin e negociatave, përfshirë edhe marrëveshjet e kaluara.
Klan News