Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë në formalizimin e binjakëzimit mes Bashkisë së Mirditës dhe Komunës arbëreshe të San Cosmo Albanese të Italisë, një iniciativë e tij për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve.
Nga Mirëdita, kreu i shtetit përgëzoi Kryetarin e Bashkisë, Albert Melushi, për projektin e përbashkët me Komunën e Junikut, “Mirditë-Junik”, një iniciativë për të krijuar një infrastrukturë të qëndrueshme turistike në zonën ndërkufitare, e mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Ndërsa, në festivalin që u organizua në sheshin e Mirditës, “Abat Doçi”, Presidenti i Republikës uroi Krishtlindjen për çdo qytetar të Mirditës dhe të Shqipërisë. Begaj vizitoi edhe panairin e ngritur në shesh të qytetit ku u takua dhe përgëzoi mjeshtrat mirditorë që punojnë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Klan News