Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një ndër çiftet më të dashura të showbizit.
Kjo periudhë izolimi e ka bashkuar edhe më shumë familjen e tyre sepse ata janë duke kaluar më shumë kohën me vajzën Ameli dhe vogëlushin e tyre Duam.

Por Miriam duket se është ndjerë nostalgjike për kohët e shkuara, pasi në rrjetin e saj social Instagram publikoi një foto me Albanin.
Fotoja ishte realizuar 13 vite më parë dhe shihet mjaft qartë lumturia dhe buzëqeshja në fytyrat e tyre.
“13 vite më parë. Të dua”, shkruan këngëtarja bashkëngjitur fotos së postuar./tvklan.al