40 mijë persona në vend janë të prekur nga diabeti.
Sipas mjekëve endokrinologë kjo shifër i përket atyre që trajtohen për këtë sëmundje që në gjuhën e popullit njihet si sëmundja e sheqerit, ndërsa mendohet se rreth 60 mijë persona janë me diabet, por ende nuk janë diagnostifikuar.
Florion Toti: “Shifrat zyrtare të personave të diagnostikuar me diabet janë rreth 30-40 mijë persona. Është një shifër e ulët në krahasim me vendet e tjera, por që zakonisht thuhet që për një person të diagnostikuar me diabet janë dhe dy persona ose tre persona të tjerë që nuk e dinë që kanë diabet, pra në përgjithësi pra në qoftë se ne kemi diku te 40 mijë diabetikë të diagnostikuar duhet te kemi pa frikë të paktën 60 ose 80 mijë të tjerë që janë diabetikë, por që nuk e dinë akoma që kanë diabet”.
Përveç trashëgimisë disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e diabetit janë edhe mbipesha, jeta sedentare, si dhe sëmundje të tjera kronike.
Ajo çka mjekët rekomandojnë është 30 minuta në ditë ecje për të parandaluar kështu në masën 40% riskun për t’u prekur nga diabeti./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami