Armando Sadiku, nuk ndalet së shënuari në Indi, aty ku është pjesë e skuadrës së Goa-s.
Sulmuesi shënoi sërish për të shtatën ndeshje radhazi. 33-vjeçari barazoi shifrat ndaj Punjab në minutën e 22-të, pasi miqtë kishin kaluar të parët në avantazh dhe për t’i hapur rrugë përmbysjes së ekipit të tij.
Për Sadikun, ku është goli i tetë në shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur, duke u konfirmuar si një “vrasës” në zonë.
E vetmja ndeshje e kampionatit ku Sadiku nuk ka shënuar në kampionat, është ajo ndaj Bengal, ku shqiptari mungonte.
Forma e shkëlqyer e treguar nga sulmuesi, mund të jetë një mesazh për trajnerin e Shqipërisë, Silvinjo, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, duke parë edhe mungesat në sulmin e kuqezinjve. /tvklan.al