Në ndryshim nga studentët e bachelorit që për referencë kishin traditën dhe materialet e riciklueshme, të rejat e vitit të dytë master të atelierit të tekstilit dhe modës në Universitetin e Arteve përkojnë më shumë me kërkesat e kohës së industrisë së modës.
E bardha dhe e zeza ishin ngjyrat që udhëhiqnin veshjet e qepura nga studentet në mbyllje të vitit akademik, i fundit para se ti drejtohen tregut të modës.
Prezantimi i veshjeve në një parakalim me modele të vërteta në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura u pri nga një ekspozitë me veshje të realizuara nga ky atelier në mbrëmjen e së Martës.
Tv Klan