Punimet në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve në kryeqytet janë tashmë në një fazë të avancuar.
Për t’u njohur me ecurinë e deritanishme të kësaj vepre, kantierin e inspektoi Kryeministri Edi Rama dhe Ministri Blendi Gonxhja.
“Jemi në faza të avancuara punimesh. Është kryer rreth 40% e punimeve, por është pjesa më komplekse që është kryer dhe pjesa që në preventiv ka zënë një vend më të vogël. Pjesa që vjen tani, montohet më shpejt dhe zë një vend më të madh në preventiv. Jemi në një moment të kënaqshëm të ecurisë së punimeve. Po punohet në të dyja objektet, në objektin e vjetër dhe objektin e ri. Kanë mbaruar gjithë përforcimet. Godina ka pasur probleme të rënda strukturore, ndërtim i viteve ‘70, por me të vërtetë ndërtuar shumë pa cilësi. Shumë punë për riforcimin”, u shpreh Blendi Gonxhja.
Vete Kryeministri dha disa sugjerime në lidhje me projektin e kësaj godine tepër të rëndësishme të vendit.
“Duhen dhënë një projekt kështu, të sistemohet duke ruajtur pemët. Ndoshta jo në të gjithë gjatësinë, diku mund të pritet diku duhet të sistemohet gjithë kjo çorodia”, sugjeroi Rama.
Sipërfaqja per eventet, aktivitetet apo dhe arkivën ka kapacitete shumë herë më të mëdha se sa ishin më parë në Galerinë Kombëtare të Arteve.
“Sipërfaqja e eventeve dhe aktiviteteve nga projektet janë dhjetëfishuar në krahasim me atë çfarë ka pasur mundësi Galeria e Arteve dikur. Sipërfaqja ekspozuese mbi gati trefishuar, sipërfaqja e arkivave, konservim, katër-pesëfishuar,
Fundi i këtij viti parashikohet të përmbyllë punimet në kantierin për Galerinë Kombëtare të Arteve.
Klan News