Modelja e njohur, Chrissy Teigen ka zbuluar përmes një postimi në Twitter, dietën e saj ushqimore. Ajo para se të flejë, zien dy vezë dhe i vendos tek koka e krevatit, në mënyrë që t’i konsumojë gjatë natës.

Fansat janë habitur dhe menjëherë e kanë pyetur për arsyen e konsumimit të vezëve gjatë natës. Nuk ka vonuar dhe menjëherë modelja është përgjigjur duke thënë se nuk e zë gjumi nëse nuk është e ushqyer.

“Nuk më zë gjumi nëse nuk jam e ushqyer. Bëj dy vezë të ziera çdo natë dhe i ha kur më del gjumi. Më parë haja mish viçi por zgjohesha shumë e fryrë”. /tvklan.al