Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini pritet të realizojë vizitën e parë zyrtare në Shkup. Mogerini në kuadër të turit Ballkanik nga 1 deri më 4 mars do të vizitojë edhe vendet e tjera të rajonit.
Në kuadër të kësaj vizite Mogerini tha se procesi integrues i Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet kryesor për Bashkimin Evropian ndërkohë që pret nga vendet e rajonit të përshpejtojnë procesin e reformave. Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore mbeten thelbësore në këtë proces shtoi Mogerini.
Ndërkohë në vizitë dyditore në vend pritet të mbërrijë edhe Ministri për Evropën i Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë takimeve me krerët më të lartë shtetëror Sër Allan Dunkan do të porosis nevojën për formimin e shpejtë të qeverisë e cila do të fokusohet në zbatimin e reformave thelbësore./INA