Përbërësit:
200 gr rum
100 gr sheqer i zi
4 lime
1 shalqi
Mente
Akull
Sprite
Përgatitja:
Presim fillimisht limonët jeshilë në copëza të vogla. Më pas i fusim në një mikser dore, shtojmë në të gjethet e mentes, sheqer të zi dhe i shtypim bashkë. Pasi të shtypen pak shtojmë në to pak rum dhe vazhdojmë i shtypim. Pasi të jenë gati i vendosim nëpër gota. Ndërkohë heqim farat e shalqirit, e vendosim në mikser, shtojmë akull dhe e bluajmë. Masën e përgatitur e shtojmë nëpër gota. Shtojmë gjithashtu edhe sprite, sërish akull dhe është gati./tvklan.al