Bianca Balti ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi mori pjesë në Festivalin e Muzikës në Sanremo 2025 që u mbajt të mërkurën në Itali. Pas betejës së gjatë me kancerin modelja 40-vjeç rishfaqet më e bukur dhe e fortë se kurrë. Vitin e kaluar ajo u diagnostikua me kancer në vezore.

Skenën në Sanremo ajo e ndau bashkë me prezantuesin e njohur italian Carlo Conti dhe këngëtarin Cristiano Malgioglio.

Me katër fustane në ngjyra e modele të ndryshme që e tregonin mjaft elegante, Bianca Balti dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore teksa buzëqeshi dhe përshëndeste ndjekësit e saj, duke shijuar gjithashtu një kërcim me Cristianon në skenë.

Pasi humbi tezen e saj nga kanceri i gjirit, Bianca tha për ndjekësit e saj në vitin 2021 se dhe ajo mbante gjenin BRCA1. Mutacionet në këtë gjen mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit./tvklan.al