Të gjithë keni dëgjuar të flitet për produktet e reja të duhanpirjes të cilat veçojnë nikotinën nga tymi i dëmshëm i duhanit. Megjithëse nuk janë plotësisht të padëmshme, kërkimet shkencore të vazhdueshme sugjerojnë potencialin e tyre në reduktimin e dëmit krahasuar me pirjen e cigareve.
Duke çliruar nikotinë, shijen dhe ndjesinë e ‘ritualit’ të pirjes së duhanit, produktet e gjeneratës së re janë një alternativë më e mirë për duhanpirësit e rritur.
Ato janë një alternativë e vlefshme për më shumë se 1 miliardë duhanpirësit në të gjithë botën, duke ndihmuar konceptin e shëndetit publik mbi reduktimin e dëmit të duhanit. Duhanpirësit e rritur, që nuk janë të gatshëm të lënë duhanin, mund të konsiderojnë kalimin nga cigaret e djegshme në produktet më pak të dëmshme të nikotinës.
Sidoqoftë, jo të gjithë besojnë në reduktimin e dëmit të duhanit, ose që produktet e reja mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Shumë kritikë ndalen tek mungesa e studimeve afatgjata, për shkak të kohës së shkurtër që këto produkte janë përdorim, krahasuar me cigaret.
Është e vërtetë se këto produkte janë relativisht të reja, përmendim këtu vaping, produktet elektronike të duhanit me ngrohje si IQOS apo dhe produktet e duhanit të përtypshëm Snus.
Prej qershorit të vitit 2001, në raportin e Institutit të Mjekësisë në SH.B.A, është njohur dhe pranuar zyrtarisht potenciali i produkteve të reja të duhanpirjes duke i deklaruar si produkte duhani që zvogëlojnë ndjeshëm ekspozimin ndaj tymit dhe toksikëve krahasuar me pirjen e duhanit.
Prej gati 20 viteve, shkenca dhe teknologjia kanë përparuar, njëkohësisht me to dhe besimi mbi këto produkte
Më poshtë po ju njohim me disa nga momentet më të rëndësishëm të produkteve të reja të duhanpirjes përgjatë vitit 2020.
- Shtator 2020 në Mbretërinë e Bashkuar – Komiteti i Mbretërisë së Bashkuar për Toksicitetin (COT) lëshon një raport gjithëpërfshirës duke vlerësuar rreziqet relative dhe absolute toksikologjike të vaping. Kur prodhohen sipas “standardeve të përshtatshme të prodhimit dhe përdoren siç rekomandohet, si një zëvendësim për pirjen e cigareve”, përfundon raporti, aerosoli “shoqërohet me reduktim të riskut të përgjithshëm të efekteve të dëmshme shëndetësore”.
- Gusht 2020 në Mbretërinë e Bashkuar – Në një vend ku vaping mbetet jashtëzakonisht popullor, është raportuar se niveli i pirjes së cigareve ka rënë përsëri me 14.1%.
- Korrik 2020 në SH.B.A. – Produkti i parë elektronik i duhanit me ngrohje, IQOS, merr urdhrin MRTP si Produkt duhani me risk të modifikuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), duke njohur provat shkencore që sugjerojnë se “zvogëlon ekspozimin e trupit ndaj kimikateve të dëmshëm ose potencialisht të dëmshëm.”
- Maj 2020 në Australi – Duke njohur provat se vaping “konsiderohet të jetë më pak i dëmshëm” sesa pirja e cigareve, Komiteti i Përzgjedhur i Parlamentit Australian lëshon një raport duke kërkuar që qeveria të heqë ndalimin e vaping, duke e zëvendësuar atë me rregulloren proporcionale të rrezikut.
- Maj 2020 në Japoni – Është zbuluar se popullariteti i duhanit me ngrohje ka bërë që shitjet e cigareve të bien 5 herë më shpejt sesa para se të ishin në dispozicion produktet e reja.
- Mars 2020 në Mbretërinë e Bashkuar – Raporti vjetor i Shëndetit Publik të Anglisë pohon se aerosoli i produkteve të rregulluara të nikotinës ka “një pjesë të vogël të rrezikut të pirjes së duhanit” dhe rekomandon se “duhanpirësit duhet të inkurajohen të provojnë produkte të rregulluara të marrjes së nikotinës, së bashku me produktet e ndërprerjes së duhanit.”
- Janar 2020 në Australi – Për herë të parë, Kolegji Mbretëror Australian i Mjekëve të Përgjithshëm deklaron në udhëzimet e ndërprerjes së pirjes së duhanit që vaping “mund të jetë një ndërhyrje e arsyeshme për t’u rekomanduar” nëse kosnultohet me mjekun dhe nëse terapitë e zëvendësimit të nikotinës nuk kanë funksionuar.