Kim Jong Un njihet për mungesën e tolerancës nëse nuk
respektohen rregullat e regjimit komunist. Ai ka ekzekutuar zyrtarëkoreano-veriorë vetëm sepse i ka zënë gjumi gjatë tubimeve politike. Por një gjëtë tillë e ka bërë vetë.Në ceremoninë përkujtimore të organizuar për 25-vjetorin
e vdekjes së gjyshit të tij, lideri i Koresë së Veriut u filmua i përgjumur. Aishihet teksa në një moment dremit i ulur përballë turmës së madhe të njerëzve.Më pas merr frymë thellë dhe zgjohet. Duket se po përpiqet që të mbajë sytëhapur.Por nëse dikush tjetër do të kishte fjetur gjatë
aktiviteteve publike, do të ishte i ekzekutuar. Pra duket se udhëheqësitkoreano-verior i shkon për shtat shprehja “mos bëni si bëj unë, por bënisi them unë”.Kush fle në kohën e gabuar apo kush nuk duartroket
mjaftueshëm në ceremoni të nivelit të lartë, dënohet me vdekje në Korenë eVeriut.Ish-ministri i Mbrojtjes koreano-verior është ekzekutuar sepse e kishte zënë gjumi gjatë paradës ushtarake. Edhe Kryeministri i Koresë së Veriut është ekzekutuar më parë sepse dremiste gjatë një fjalimi. /tvklan.al