Domatet humbin shijen nëse ruhen në frigorifer. Sipas shkencëtarëve të universitetit të Floridas, i ftohti humb shijen e domateve, pasi dëmton enzimat përgjegjëse. Nën temperaturën 12 gradë celcius, domatet ndërpresin pjekjen e tyre, gjë që sjell edhe humbjen e aromës dhe shijes.
Edhe nëse pas ruajtjes në frigorifer ato nxirren jashtë tij në temperaturë më të ngrohtë, substancat e aromës e shijes janë dëmtuar dhe nuk duke i hequr edhe freskinë. Në fakt, pas analizave të imtësishme rezulton se domatet pas 7 ditësh në frigorifer humbin 70 % të përbërësve që i japin shije dhe aromë.
Gjithashtu i ftohti dhe temperaturat e ulëta dëmtojnë edhe fortësinë pasi çahen membranat. Për të gjitha këto arsye, është më mirë që domatet të konservohen në temperaturën e ambientit dhe larg dritës.
Tv Klan