Ka pasur tituj të shumtë portalesh dhe reagime personazhesh të ndryshëm publikë të cilët duket se kanë nxitur një debat virtual mbi diskutimin që ka lindur mbi faktin nëse ka mungesë burrërie në Shqipëri apo jo, nëse lind gay apo bëhesh dhe a është kjo arsyeja përse një pjesë e grave shqiptare nuk janë martuar. Të ftuarit në studion e “Rudina” kanë dhënë mesazhet e tyre në lidhje me këtë tematikë.
Dario Doka: Ne nuk presim të na suportoni nëse nuk keni dëshirë. Presim të mos na gjykoni, burra ka plot për të tërë.
Altin Hazizaj: Mesazhi im është për të gjithë njerëzit, vishuni si të ju dojë qejfi. Veshja ka të bëjë me artin e shpirtit dhe të syrit dhe nuk ka të bëjë fare me orientimin seksual. Le të jetojmë në një botë ku të gjithë vishen si të duan, mjafton të jenë higjenik. Në shoqëri kaq të mbyllura, veshja akoma vazhdon të konsiderohet pjesë e orinetimit sekusal. Të gjithë këto zinxhirë injorantë. Njerëzimi ka plot probleme.
Lindita Pano: Nëse ne rrisim djemtë me idenë që jeta nuk është e vështirë, atëherë do të kemi meshkuj me përgjegjësi.
Sevim Arbana: Le të dashurojnë kë të duan. Ne si shoqëri dhe njerëz duhet t’u japim mundësi të barabarta të gjithëve. Duhet të jemi tolerantë dhe të dashur, kur flasim për gjëra që kanë të bëjnë me dashurinë dhe familjen, duhet të dëgjojmë në katër anët./tvklan.al