Në përfundim të post “Këngës Magjike” në programin “E  Diela Shqiptare” në Tv Klan, fituesi i çmimit të parë, Sany Dimitri që për shkak të gjuhës nuk u përfshi në diskutim, pati vetëm diçka për të thënë.

Sany Dimitri: Sapo kuptova që grekët dhe shqiptarët janë si dy shokë që jetojnë vetëm ca orë larg, thjesht flasin në një gjuhë tjetër. Ky është debati më i keq që kam marrë pjesë dhe jam shumë i lumtur që nuk do të zihem me njeri sot.

Në natën finale të “Këngës Magjike”, reagimi i Sany Dimitri në njoftimin e fitores pushtoi rrjetin. Këngëtari dukej tërësisht i qetë teksa Rozana Radi përqafoi Kamela Islamajn. Këngëtarja shpjegon se në fakt ai s’e kishte kuptuar aspak ç’po ndodhte.

Rozana Radi: Në momentin që u shpallëm fitues, Sany mendoi se fitoi Kamela se unë përqafova Kamelën dhe priste që të përqafonte Kamelën në atë moment.

Ardit Gjebrea: Po mirë gjuhën, por edhe numrat i kanë ndryshe?

Rozana Radi: Nuk e kishte mendjen se unë përqafova Kamelën, aty ishte Ronela, tha njëra nga këto  të dyja, u hutua komplet./tvklan.al