Lajda Porja: “Sot ka qenë dita më e ftohtë e jo vetëm kësaj jave, por e gjithë dimrit. Përsa u përket temperaturave janë shënuar vlerat minimale -13 gradë kryesisht në verilindje dhe juglindje të vendit, konkretisht Peshkopia dhe Erseka ka shënuar -13 gradë, duke përjashtuar bregdetin që ka qenë me 0 gradë i  gjithë territori shqiptar ka qenë me vlera negative. Ajo që është pozitive është se temperaturat do të fillojnë të rriten duke filluar nga dita e nesërme, pritet një rritje me 4 gradë e temperaturave dhe në vlerat e mëngjesit dhe në mesditë. Kjo rritje do të vijojë deri në fundjavë ku pritet një sistem i fuqishëm vranësirash dhe shirash që do të vendoset në territor. Në fakt në zonat malore do të ketë dhe reshje dëbore. Përsa i përket ditës së diel pritet që të kemi vranësira dhe shira, por me intensitete  më të dobëta.”/tvklan.al