Portugalia është një ndër kombëtaret pretendente për titullin kampion të Europës. Luzitanët shihen mes favoritëve për të triumfuar në turneun e kësaj vere nga trajneri Zhose Murinjo.

Në një intervistë për mediat, portugezi ka pranuar se cilësitë e larta që ka nën administrim Roberto Martinez i bëjnë kampionët e Europës në vitin 2016 ekipin më të kompletuar.

“Nuk dua të jem mosrespektues për gjeneratat e mëparshme që kishim, por për sa i përket cilësisë së skuadrës jemi më të mirët që kemi qenë ndonjëherë. Ka të bëjë me vetëbesimin se ata mund të mundin këdo. Nuk dua të them se Portugalia është skuadra më e mirë, por Spanja, Franca, Anglia dhe Gjermania nuk janë më të mira. Problemi më i mirë për një trajner është të zgjedhë se kush do të luaj, duke pasur alternativa cilësore në çdo repart”.

Portugalia është shortuar në grupin F së bashku me Republikën Çeke, Turqinë dhe Gjeorgjinë. Pikërisht përballë çekëve do të debutojë në Euro2024 takim që do të luhet në orën 21:00 të 18 Qershorit. Ndërkaq, më pas portugezët të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, në Europianin e 6-të në karrierë do të mas forcat me Turqinë dhe Gjeorgjinë.

Klan News